Salah në Real Madrid!?
Mohamed Salah pritet ta injorojë interesimin e Real Madridit dhe të nënshkruajë kontratë të re fitimprurëse me Liverpoolin, sipas The Mirror.
Sezoni i jashtëzakonshëm i Salah në Premierligë ka bërë që gjiganti spanjoll ta shfaqë interesimin për të, por anësori egjiptian thuhet t’u ketë thënë miqve se dëshiron të qëndrojë në Angli.
Liverpooli është i gatshëm ta shpërblejë Salah me kontratë të re dhe ta paguajë rreth 230 mijë euro në javë.
Për më tepër, trajneri Jurgen Klopp synon ta ndërtojë skuadrën përreth tij



