Salah zhduket nga bota e internetit

Salah zhduket nga bota e internetit

 Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka deaktivizuar llogaritë personale në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Kjo lëvizje e egjiptianit vjen pasi postoi diçka që hutoi tifozët të shtunën në mbrëmje: “Reflektimet e 2019-s: Koha të kontaktojmë, në të vërtetë!”.

Por, të mërkurën në mëngjes, një kërkim për llogarinë @MoSalah në Twitter nuk solli rezultate, ngjashëm edhe në Facebook dhe Instagram, duke shtyrë tifozët të pyesin se pse ylli egjiptian ka dekativizuar rrjetet sociale.

A është arsyeja nga simulimet e shpeshta apo çfarë mbetet të shihet në ditët në vijim./Periskopi/

Shpërndaje në: