Salihi: Ky do të jetë rezultati i ndeshjes Shqipëri-Izrael
Hamdi Salihi, sulmuesi i Skënderbeut, ka analizuar ndeshjen mes Izraelit dhe Shqipërisë, e cila do të luhet sonte nga ora 20:45
Hamdi Salihi parashikon një barazim me gola sot në ndeshjen e sotme mes Izraelit dhe Shqipër, e cila luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.
“Kam mendimin se kjo ndeshje do të dalë barazim 1-1. Them që duhet të jemi të kënaqur me këtë rezultat”, ka deklaruar Salihi për Panorama Sport.
Ish sulmuesi i Kombëtares, që për dy sezone ka luajtur në kampionatin izraelit, mendon se kuqezinjtë duhen të kenë kujdes nga Eran Zahavi.
“Zahavi mbetet përsëri pika e tyre e fortë, por edhe dy lojtarët anësorë ofensivë duhen pasur kujdes, sepse janë shumë të shpejtë dhe ata dalin mirë në situata goli”, tha ai.
Sipas sulmuesit nga Shkodra, motivimi jo i duhur, rivalët e fortë në grup dhe forma jo e mirë e disa lojtarëve ka bërë që kuqezinjtë të zhgënjejnë në këto eliminatore.
“Jam i mendimit që si ekipi, ashtu edhe opinioni publik nuk ka ditur ta menaxhojë si duhet euforinë që shkaktoi kualifikimi në Kampionatin Europian”, ka deklaruar ai.
“Them që motivimi i duhur, shorti i vështirë që nuk të lejon të shpresosh shumë, forma e lojtarëve, si dhe pritshmëria e lartë që u krijua pas Europianit, e cila e vendosi ekipin edhe më shumë nën presion”, ka përfunduar Salihi.



