Sallahi mund të lë Austrinë për Kosovën

Sallahi mund të lë Austrinë për Kosovën

Futbollisti me origjinë nga Kosova por që luan për grupmoshat u-21 të Austrisë, Ylli Sallahi mund të vendosë të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Këtë e thotë portali austriak Sportnet.at.

“Përfaqësuesja e Austrisë është në rrezik. Lojtari i ekipit U-21, Ylli Sallahi mund të vendosë të luajë për Kosovën. Futbollisti i Karlsruhe ka vendosur kontakte me FFK-në”, ka shkruar portali austriak, sportnet.at.

22-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të majtë te skuadra e Karlsruher, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Bayern Munich. /Periskopi.com

Shpërndaje në: