Salzburgu i Berishës i pafat, Marseille kalon në finale të Europa League
Marseille ka kaluar në finale të Europa League pasi mposhti me rezultat të përgjthshëm 3:2 Salzburgun
Skuadra ku luan Valon Berisha largohet nga Europa League kokën lartë, pasi bëri gjithçka ndaj Marselle, por nuk kishte fat, transmeton Periskopi.
Ndeshja e luajtur në Austri përfundoi 2:0 pas 90 minutave, ndërsa në vazhdime Marseille shënoi golin që i kualifikoi në finale të Europa League.
Skuadra franceze në finalen do të përballet me Atletico Madridin.
Valon Berisha ishtë njëri nga lojtarët kryesor të Salzburgut në Europa League. /Periskopi/




