Sami Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku bëhen bashkë për zgjedhjet në Skenderaj

Sami Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku bëhen bashkë për zgjedhjet në Skenderaj

Sami Lushtaku nga PDK dhe Nuredin Lushtaku nga Lista Ideal, i kanë lënë hatërmbetjet mes njëri-tjetrit dhe i kanë bashkuar forcat për zgjedhjet në Komunën e Skenderajt.

Periskopi mëson ekskluzivisht se dy gjeneralët e UÇK-së, kanë vendosur të bëhen bashkë dhe kësisoj, kandidati për kryetar në radhët e PDK’së, Sami Lushtaku pritet të ketë një garë të lehtë në Komunën që aktualisht udhëheq partia në Skenderaj.

Periskopi ka tentuar të marrë një prononcim nga palët, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Gara zgjedhore në nivel lokal pritet të jetë interesante, pasi që subjektet politike janë kujdesur që kandidatët e tyre të fortë t’i dërgojnë në Komuna të ndryshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: