Samir Nasri dënohet nga Uefa me 1 vjet

Samir Nasri dënohet nga Uefa me 1 vjet

Samir Nasri është dënuar nga komiteti disiplinorë i UEFA-së, me 1 vjet jashtë fushës së futbollit.

Pasi është liruar nga Sevilla, raportet e fundit tregonin se ai mund të kaloj tek Las Palmas mirëpo me këtë vendim te UEFA-së, Samir Nasrit i bllokohet çdo lëvizje.

Ish lojtari i Sevillas gjatë pushimit dimërore kishte përdorë infuzion për forcimin e imunitetit që është ilegal në lojën e futbollit. Ai kishte përdorë këtë infuzion për të forcuar imunitetin e tij gjatë sezonit sa ishte pjesë e Sevillas në vitin 2016/2017.

Avokatët e Samir Nasrit kishin tentuar të ndërpresin procesin e ndëshkimit të klientit të tyre në bordin e kontrollit, etikës dhe diciplinës pranë UEFA-së, por pa sukses. Ata arritën vetëm ta prolongojnë vendimin që i mundësoj Nasrit të luaj kundër Celta Vigos vetëm 26 minuta në paraqitjen e fundit të tij për Sevillan.

UEFA në fillim kishte menduar ta dënoj Nasrin me 2 vjet, në fund pas shumë ankesave e kanë reduktuar dënimin në 1 vjet. /

Shpërndaje në: