Sampdoria ofron 9 milionë euro për Jack Wilshere (Foto)

Sampdoria ofron 9 milionë euro për Jack Wilshere (Foto)

Sampdoria ka bërë një ofertë prej 9 milionë eurosh për mesfushori anglez të Arsenalit, Jack Wilshere.

25 vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar në Bournemouth, ku bëri 25 paraqitje në Premier Ligë para se ta thyente këmbën në fund të Prillit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Sampdoria have made an offer worth £7.5million for Arsenal midfielder Jack Wilshere

 

Mesfushorit anglez i përfundon kontrata verën e ardhshme me klubin londinez.

Sampdoria e ka dërguar ofertë në drejtim të topxhinjëve dhe tashmë janë duke pritur përgjigjen e tyre.

Wilshere spent last season on loan at Bournemouth but his season was cut short by injury

 

Wilshere në këtë sezon që po vie duhet të luftojë për pozitën e tij me Granit Xhakën, Aroon Ramsey, Santi Cazorla dhe Mohamed Elneny.

Arsene Wenger është duke bërë një ri-freskim të skuadrës pasi dëshiron të transferojë edhe disa lojtarë të ri në skuadër por për ta bërë këtë duhet fillimisht që të shes.

Gunners boss Arsene Wenger believes Wilshere will still be an Arsenal player next season

 

Lojtarët si Kieran Gibbs, Carl Jenkinson, Calum Chambers dhe Oliver Giroud janë duke u kërkuar nga skuadra të ndryshme ndërsa portieri polak Wojciech Szczesnsy ka kompletuar transferimin e tij te kampioni italian, Juventus. /Periskopi/

Shpërndaje në: