”Sanchez do ta godasë veten pse refuzoi Cityn”

”Sanchez do ta godasë veten pse refuzoi Cityn”

Alexis Sanchez nuk është i përshtatshëm për stilin e Manchester United dhe do të jetë “duke e goditur veten” pasi ka refuzuar mundësinë për të shkuar në Manchester City, thotë Paul Ince.

Sulmuesi kilian nuk po arrin ta gjejë veten tek ‘Djajtë e Kuq’ dhe është gati të kap shifrën e 1000 minutave pa shënuar gol.

”Kur Alexis Sanchez shkoi për herë të parë në Manchester United, ishte e qartë se ai po shkonte në një ekip që nuk i përshtatet mënyrës se si ai luan. Stili i lojës është krejtësisht i ndryshëm”.

”Unë shoh njerëzit janë duke thënë se ai nuk përpiqet ose nuk punon mjaftueshëm, dhe nuk pajtohem me këtë. Ai punon aq fort sa mundet, por kur mënyra se si luani thjesht nuk përshtatet në një ekip, çfarë tjetër mund të bëni?

”Alexis Sanchez do të pendohet pse nuk shkoi te Manchester City. Nëse ai do të shkonte atje, do të ishte zgjedhja më e mirë absolute për të. Me një futboll të lirë, duke sulmuar, ku ju jeni të inkurajuar të merrni topin dhe të sulmoni përpara. Mendoj se kur t’i vie ndërmend kjo atij, do ta godasë veten”, tha ish-mesfushori i United./Periskopi/

Shpërndaje në: