Sanchez kërkon 200 mijë funte në javë
Alexis Sanchez pritet të rinovojë kontratën me Arsenalin.
Daily Mirror raporton se kiliani dëshiron një rritje të ndjeshme të pagës, e cila do të shkonte në 200 mijë funte në javë me kontratën e re të mundshme.
27-vjeçari është pjesë e londinezëve nga viti 2014, kur u largua nga Barcelona, ndërsa paga aktuale javore e Sanchez kap shifrën e 130 mijë funteve në javë. /Periskopi.com



