Sanchez konfirmon: Dua të largohem nga Arsenali për ‘ëndrrën’ e Ligës së Kampionëve
Alexis Sanchez i ka thënë Arsenalit se dëshiron të largohet nga Emirates, pasi dëshiron të ndjekë ëndrrën për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Sanchez, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, ka pohuar se është duke pritur përgjigje nga klubi, pasi ka njoftuar ata për dëshirën që të vazhdojë në një klub tjetër, transmeton Periskopi.
Gjithashtu kiliani ka thënë se nëse nuk shitet nga klubi, do të luajë deri në fund të kontratës.




Kjo vie si një goditje e rëndë për Arsenalin sepse ata po humbin futbollistin më të mirë të tyre keto vitet e fundit.
Për Sanchez ka treguar interesim të madh Pep Guardiola i Man Cityt, i cili e njeh kilianin nga koha e tyre në Barcelonë. /Periskopi



