Sanchez shumë afër kalimit në Manchester City (Foto)
Alexis Sanchez është afër kalimit sensacional te Manchester City nga Arsenali për t’u bashkuar me ish trajnerin e tij Pep Guardiola.
E ardhmja e Sanchezit është në dyshim pas formës së dobët të Arsenalit në këtë sezon që shkoi dhe është në vitin e fundit të kontratës së tij, transmeton Periskopi.

Sanchezi mund të jetë paraqitur për herë të fundit në fanellën e Arsenalit në finalen e Fa Cup
Trajneri i City, Guardiola është një fans i madh i kilianit, ai e kishte transferuar në Barcelonë dhe tani Fox Sports raporton se ai është duke tentuar ta transferojë në Manchester City.

Guardiola e dëshiron në City ish sulmuesin e Barcelonës
Sanchez në sezonin që shkoi shënoi 30 gola në të gjithat garat dhe 13 asista.
Guardiola e dëshiron Sanchezin pasi e sheh si më të kompletuar për sistemin e tij se sa sulmuesin argjentinas Sergio Augero.
Wenger ka insistuar se dyshja Ozil dhe Sanchez do të qëndrojnë në Arsenal edhe nëse nuk vendosi t’i rinovojnë kontratat e tyre. /Periskopi/



