Sane tregon arsyen se pse nuk ishte ftuar nga Gjermania

Sane tregon arsyen se pse nuk ishte ftuar nga Gjermania

Leroy Sane ka thënë se trajneri i Gjermanisë i ka dhënë arsye të pranueshme për mos ftesën në Kampionatin Botëror.

Të gjihë ishin shokuar me listën e lojtarëve të ftuar për Botërorin Rusia 2018, në të cilën mungonte anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane.

Sane që e kishte mbyllur stinorin si kampion i Premierligës me 10 gola dhe 15 asistime, përsëri nuk gjeti vend në skuadrën e Lowit.

“Unë kam biseduar me Lowin për këtë. Sigurisht që e kam pranuar vendimin e tij”, ka thënë Sane.

“Ai më ka dhënë arsye të mira përse ka vendosur ashtu”.

Shpërndaje në: