Sane tregon pse zgjodhi Cityn
Leroy Sane ka treguar se ka zgjedhur Manchester Cityn për shkak të Pep Guardiolas
Sulmuesi i talentuar gjerman, Leroy Sane ka thënë se zgjidhi Manchester Cityn, pasi atë e bindi trajneri Pep Guardiola.
Ai tha se e ka përcjell Guardiolan edhe më herët dhe beson se ai mund ta bëjë atë lojtar edhe më të mirë.
“Një nga arsyet pse zgjodha Cityn ishte Pep Guardiola. Ai me bindi që të vij këtu dhe të vazhdoj progresin tim. Unë e di se do të mësoj me të dhe mund të bëjë hapin tjetër në karrierë”, tha Sane për faqen zyrtare të Cityt.
“E kam ndjekur Guardiolan edhe në Barcelona dhe Bayern, atje ku ai ka arritur shumë me lojtarë të rinj. Me të mund të përmirësohem edhe më shumë. /Express/



