Sansa Stark tregon se kush gaboi në Game of Thrones

Sansa Stark tregon se kush gaboi në Game of Thrones

Aktorja përfundimisht ka zbuluar të vërtetën rreth gabimeve të vërejtura së fundi në serinë e famshme, derisa mori pjesë në emisionin ‘The Tonight Show”me Jimmy Fallon.

24-vjeçarja pranoi se ajo nuk ishte përgjegjëse për gotën e Starbucks në njërën nga episodet e Game Of Thrones, e cila shkaktoi kritika nga shikuesit duke thënë se seria më e re e filmit nuk ishte punuar me kujdes.

“Shikoni, sa i përket gotës duket se kjo ishte Emilia Clarke”, tha Turner.

Paraqitja e Sophie Turner vjen pasi ajo së fundit është martuar me këngëtarin Joe Jonas në një ceremoni të papritur në Las Vegas.

Shpërndaje në: