Santa Coloma-Drita: Ky është rezultati i pjesës së parë (Foto)
Drita është duke luajtur baraz 0:0 me Santa Coloma në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet preliminare të Champions League
Kampionia e Kosovës është duke dominuar takimin i cili po luhet në Gjibraltar, por nuk ka arritur që t’i shënojë gol Santa Colomas, shkruan Periskopi.
Xhevdet Shabani kishte një rast të mirë në minutën e 32-të, por gjuajti lart mbi portë.
Santa Coloma-Drita 0:0 pas 45 minutave të para. /Periskopi/




