“Sapo ishim bashkë…, sapo u martove”- Ronaldo përlot me mesazhin për Diogo Jotën

“Sapo ishim bashkë…, sapo u martove”- Ronaldo përlot me mesazhin për Diogo Jotën

Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një mesazh prekës pas lajmit tronditës për vdekjen e shokut të ekipit në kombëtaren portugeze, Diogo Jota.

I prekur, Ronaldo kujtoi momentet e bukura dhe fitoren e Ligës së Kombeve vetëm pak javë më parë.

“Nuk ka kuptim… Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo u martove. Familjes suaj, gruas dhe fëmijëve, ju shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithë forcën e botës. Pusho në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, shkroi Ronaldo.

Vdekja e 28-vjeçarit vjen vetëm një muaj pasi ai ndihmoi Portugalinë të fitonte titullin e Ligës së Kombeve, duke triumfuar ndaj Spanjës në finalen e 8 qershorit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e quajti humbjen e Jotës “shkatërruese”:
“Vetëm tre javë më parë i dhashë medaljen e fituesit, një moment që tani do të mbetet i shoqëruar me dhembje. Pusho në paqe, i dashur Diogo. Nuk do të harrohesh kurrë.”

Ngjarja tragjike ka shkaktuar një valë reagimesh dhe mesazhesh ngushëllimi nga klube, lojtarë dhe tifozë në mbarë botën.

Jota, së bashku me vëllain e tij Andre Silva, humbën jetën në provincën spanjolle të Zamorës, në një aksident, pak pas mesnatës së të enjtes. Automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë. Andre, 26 vjeç, ishte gjithashtu futbollist profesionist dhe aktivizohej me ekipin portugez të Penafiel./Periskopi/

Shpërndaje në: