Sarah zgjedh numrin që do të bartë tek Liverpooli
Transferi i ri i Liverpoolit, Mohamed Salah është i vendosur të bëhet numri nëntë i ri i the Reds, raporton Liverpool Echo.
Lëvizja pritet të konfirmohet në ditët në vijim nga klubi i Anfield, për një shumë prej 35 milionë funtave, transmeton Periskopi.
Salah në kohën sa ishte tek Roma kishte bartur numrin 11, ndërsa tani e do numrin nëntë, i cili u la i lirë nga Christian Benteke që u transferua tek Crystal Palace. /Periskopi



