Sarajeva lutet: Ndaleni Dodikun

Sarajeva lutet: Ndaleni Dodikun

Politikanë boshnjakë paralajmërojnë se do të rrënohet shteti, nëse RS nuk tërhiqet nga votimi.

Ahmetoviq, nënkryetar I SDA-së dhe deputet në Parlamentin e BeH, deklaron se  referendumin, i cili mund të çojë deri te destabilizimi i vendit, mund ta ndalin vetëm Incko ose Vuçiq, njofton gazeta Veçernji Novosti.

Ndërsa nënkryetari Salkiq deklaron se  Vuçiq mund ta ndalë referendumin, nëse deklarata e tij në takimin me Baiden, “se një xixë mund ta kallë rajonin”, ishte e sinqertë, transmeton RTK.

Por kryetari i  Republikës Srpska,Milorad Dodik, thot se nuk rrënojmë paqen. Referendumi është çështje jete dhe se Srebrenica është pjesë e Republikës Srpska.

Bakir Izetbegoviq, kryetar i SDA-së deklraon se  BeH shkon drejt konfrontimit, nëse realizohet referendumi në Republikën Srpska.

Ndërkaq ambasadat në BeH janë kundër referendumit.

Por kryetari i Republikës Srpska, Millorad Dodik, shprehet i bindur se referendumi  për Ditën e Republikës do të mbahet, pavarësisht  reagimeve dhe pengesave që mund të vijnë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë apo poltikanët vendorë, të cilët lusin Përfaqësuesin Ndërkombëtar Inco, që ta pengojë deklarimin e lirë të qytetarëve serbë për fatin e tyre.

Kurse për deklaratën  e Bakir Izetbegoviqit se referendumi do te sjellë pasoja, Dodik thot se është kërcënim i  kotë.

Nënkryetari i SDA-së,  Adil Osmanović, reagon ndaj Dodikut, duke rikujtuar se referendumi rrënon marrëveshjen e Dejtonit.

Ndërkaq Incko, Përfaqësuesi i Lartë në BeH, deklaron se  lidhur me mbajtjen e referemdumit po mbahen konsultime. Në tavolinë janë shumë opsione, mes tyre është edhe ndalimi i tij, meqë mbizotëron mendimi se referendumi do të sillte shumë probleme, duke shkaktuar, veç tjerash,  hapjen e “kutisë së Pandorës”.

Shpërndaje në: