Sarri: Chelsea është i çuditshëm
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka kujtuar disa momente të çuditshme që i ka ndodhur klubit që ai i drejton.
“Ne dëshirojmë të fitojmë. Por historia e këtij klubi është pakëz e çuditshme. Sezoni 14/15 mendoj që skuadra ka pasur 87 pikë pastaj 15/16 50 pikë. Kjo është shumë e keqe, me të njëjtin menaxher me të njëjtin grup. Pastaj 93 pikë(16/17) në sezonin e kaluar pastaj 70 pikë me të njëjtin menaxher dhe skuadër”.
“Numrat e këtij grupi janë të çuditshëm. Dua të kuptoj pse ndodh kjo. Unë jam duke studiuar. Mendoj që këta numra na tregojnë diçka. Nuk e di se çka në këtë moment. Por unë dua ta kuptojë dhe dua ti ndihmojë lojtarëve të skuadrës time që të jenë në nivelin e njëjtë”.
“Ndoshta je me fat ose pafat, ti arrin 85 pikë apo 90 pikë, por diferenca e pikëve në një sezon është 43 pikë! Dua ta kuptojë pse. Pastaj nëse mundem dua ti ndihmojë lojtarëve që të jenë në të njëjtin nivel për një kohë të gjatë”.
“Nuk e di, nuk e di (nëse është problemi me sjelljen e lojtarëve) pasi ata zakonisht stërviten mirë dhe njëjtë me programin. Pra sjellja është e mirë. Me shumë mundësi kemi problem me mentalitetin e të fituarës së pikëve, duhet të kuptojë këtë”, përfundoi ish-trajneri i Napolit./Periskopi/



