Sarri e kërkon me ngulm, Juve refuzon t’ia shesë Chelseat (Foto)
Daniele Rugani nuk do të transferohet te Chelseat
Agjenti i Daniele Ruganit ka konfirmuar se Chelsea ka bërë ofertë për klientin e tij, por Juventusi refuzon ta shesë mbrojtësin italian, transmeton Periskopi.
Sarri e dëshironte Ruganin te Chelsea dhe për të klubi londinez kishte bërë ofertë prej 45 milionë euro.
“Një ofertë e madhe ka ardhur për Ruganin nga Chelsea,” ka thënë agjenti i futbollistit.
“Megjithatë, Juventusi nuk dëshiron të bëjë një marrëveshje pasi ata nuk duan të shesin lojtarin,”./Periskopi/




