Sarri e respekton Mourinhon por sheh më shumë ngjashmëri me Guardiolën
Trajneri i ri i Chelseas Maurizio Sarri besosn se filofozia e trajnimit më shumë ngjason me atë të Pep Guardiolas se sa të Jose Mourinhos pavarësisht respektit të madh që ka për bosin e Manchester Unitedit.
Sarri këto deklarata i ka bërë në media për herë të parë prejse i ka zënë vendin trajnerit të mëhershëm të Chelseas Antonio Conte, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.
Toskani mori vëmendjen e botës kur ishte trajner i Empolit që arriti ta mbajë në Serie A, më pas ai do të transferohet tek skuadra e Napolit që do ta bëjë një ekip konkurent për titullin nacional.
Ai po shpreson që Chelsean ta vendosë mbi Manchester United dhe Manchester City sezonin e ardhshëm, dhe për të dy menaxherët e skuadrave angleze ai është mirë i informuar.
Duke folur për Mourinhon, Sarri deklaroi “Ai ka fituar gjithçka dhe mendoj se është i mjaftueshëm si një menaxher”.
“Ne jemi duke folur për një menaxher të nivelit botëror”.
“E vlerësoj Pepe, dhe menaxherët e tjerë, stili im i ngjason më shumë Guardiolës”.
“Atëherë ai është një aktor me klas, një kampion dhe një gjeni”.
Në sezonin e kaluar Chelsea kishte 30 pikë më pak se skuadra kampione e Anglisë Manchester City, dhe ka nevojë të përmirësojë ekipin për të rivalizuar ekipe si City, United apo Liverpool./Periskopi/




