Sarri: Hudson-Odoi do të qëndrojë tek Chelsea

Sarri: Hudson-Odoi do të qëndrojë tek Chelsea

Maurizio Sarri ka konfirmuar se Callum Hudson-Odoi nuk do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar.

Edhe pse 18-vjeçari ishte i kërkuar nga klubi i Bayernit, klubi i Chelseat ka vendosur që të refuzojë të gjitha ofertat në drejtim të tij dhe të paktën ta mbajë atë deri në fund të këtij sezoni.

“ Klubi më tha se ai nuk do të lirohet në këtë afat ”-tha Sarri.

“ Ka mundësi që edhe gjatë afatit verorë Hudson-Odoi të mos lirohet, pasi që Chelsea ka nevojë për të “ shtoi Sarri.

18-vjeçari po kalon një sezon shumë të mirë me skuadrën e Chelseat prandaj edhe kanë ardhur shumë oferta në drejtim të tij./Periskopi/

Shpërndaje në: