Sarri sulmon lojtarët pas ndeshjes: Ata janë fajtorët!

Sarri sulmon lojtarët pas ndeshjes: Ata janë fajtorët!

Chelsea u mposht 2 me 0 në derbin londinez ndaj Arsenalit, duke e rrezikuar seriozisht tashmë pozitën e katërt. 

‘Blutë’ ishin jashtëzakonisht jashtë elementit të tyre këtë ndeshje, pasi në 13 tentime vetëm njëherë kanë goditur në portë, dhe atë një goditje e Alonso që ishte si një krosim, shkruan Periskopi.

Trajneri Maurizio Sarri ka reaguar ashpër pas kësaj disfate, duke fajësuar lojtarët pasi nuk mund të motivohen.

”Unë jam jashtëzakonisht i zemëruar, shumë i zemëruar me të vërtetë. Kjo humbje ishte për shkak të mentalitetit tonë. Nuk mund ta pranoj. Kemi pasur një problem të ngjashëm kundër Tottenhamit në ligë. Duket se ky grup i lojtarëve është jashtëzakonisht i vështirë për të motivuar”.

”Mund ta them: Jam pjesërisht fajtor për humbjen. Kësaj rradhe, duhet ta ndajmë me lojtarët!”, tha italiani. /Periskopi

Shpërndaje në: