Sarri vazhdon kritikat për Kante
Prioriteti i N’Golo Kante duhet të jetë mbrojtja sipas trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri, pavarësisht se mesfushori ka marrë një rol më ofanziv në këtë sezon.
Francezi ka luajtur në një pozitë të ndryshme pasi Sarri solli Jorginhon në ‘Stamford Bridge’, të cilën shumë ekspertë kanë pretenduar se ka ndikuar negativisht në përformancat e Kante, transmeton Periskopi.
Kante nuk është i njohur për lojën e tij sulmuese, por ishte vendimtar me golin e tij sot ndaj Crystal Palace.

”Ai duhet të mendojë para së gjithash për mbrojtjen. Pastaj ai po përmirësohet, sidomos në lëvizjet pa top. Lëvizja e tij sot ishte me të vërtetë shumë e mirë dhe u bë në kohën e duhur”.
”Kur duhet të luajmë kundër kundërshtarëve të cilët mbrohen shumë, është e vështirë për sulmuesit dhe anësorët që të gjejnë hapësirë. Pra, për ne lëvizja e mesfushorëve pa topin është shumë e rëndësishme”.
”Tani duhet të punojmë në [Ruben] Loftus-Cheek dhe në [Ross] Barkley. Loftus-Cheek sidomos është një lojtar shumë i mirë me topin, por ai mund të përmirësohet shumë në lëvizjen e tij pa top”, deklaroi italiane. /Periskopi



