Sasa e “O sa mirë” befason me këtë deklaratë për ish-bashkëshortin

Sasa e “O sa mirë” befason me këtë deklaratë për ish-bashkëshortin

Adriana Matoshi thotë se shtëpia e saj në Gjilan ishte mbrapa teatrit, andaj ajo është ndikuar gjithmonë nga ai ‘’Tempull’’.

‘’Kur isha fëmijë lojën e kam bërë para ose prapa teatrit.

Pastaj përfundoja brenda duke parë provat e aktorëve’’, ka thënë Adriana.

Thotë se mbështetje të jashtëzakonshme për të prekur ëndrrën i kanë dhënë të dy prindërit dhe ish bashkëshorti.

‘’Ishin ata që më përkrahen dhe bën të mundur që unë të jem këtu ku jam. U jam falënderuese, gjithmonë’’.

Adriana, që llogaritet të jetë një nga aktoret më të angazhuara, thotë se nuk mund ti ndajë rolet, pasi ka luajtur shumë.

‘’Nuk e di me saktësi se në sa shfaqje kam luajtur. Ka shumë’’.

Shton se të gjitha rolet kanë qenë të veçanta dhe i kanë falur emocione.

‘’Secili rol ka sfidën brenda. E, më sfiduesi them se ishte ky tek filmi “Babai”.

Ka qenë karakteristik.

Ata që e kanë parë e dinë se për çka e kam fjalën. Një film emocional dhe që kërkon maksimumin”, thotë aktorja.

Shpërndaje në: