Sayonara e Era Istrefit, kënga më e dëgjuar në Rusi
Këngëtarja kosovare Era Istrefi, ka shënuar sukses me këngën e saj më të re, ‘Sayonara’ të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me këngëtarin rus Eldzhey.
Sipas një postimi në instastory të publikuar nga vet këngëtarja Istrefi, del që ky duet është kënga më e dëgjuar në platformën ‘Apple music’ në Rusi.
Kënga Sayonara është publikuar katër ditë më parë në youtube dhe ka arritur afër 1 milion klikime.




