Schevchenko ka lajm të mirë për tifozët e Chelseat rreth Hazard

Schevchenko ka lajm të mirë për tifozët e Chelseat rreth Hazard

Ish sulmuesi i Chelseat Andriy Shevchenko beson se ylli i ‘Bluve’ Eden Hazard mund të fitojë Topin e Artë në qoftë se ai mban formën e tij në këtë mënyrë.

Hazard ka bërë një fillim fantastik në sezonin 2018-19, duke shënuar tetë gola në 10 paraqitje për Chelsean deri tani, përcjell Periskopi.

Belgu është konsideruar gjithmonë si një nga lojtarët më të talentuar, por shënimi i pakët i golave gjatë sezoneve ka bërë që ai të jetë larg çmimeve individuale.

Related image

Megjithatë trajneri aktual i Ukrainës, Schevchenko ka deklaruar se Hazard mund ta fitojë Topin e Artë edhe tek Chelsea – nëse vazhdon të luajë në këtë mënyrë.

“Përse sulmuesit gjithmonë marrin çmime individuale? Sepse ata janë përgjegjës për përfundimin e sulmeve”, tha Shevchenko për Goal. “Njerëzit duan të shohin gola të shënuara. Hazard është një lojtar fantastik, fantastik, por ai nuk ka arritur të shënojë 20-25 gola”.

”Këtë sezon ai tashmë ka tetë gola, kështu që ai është në rrugën e drejt për të arritur qëllimin. Ai ka çdo mundësi për të fituar Topin e Artë”. /Periskopi/

Shpërndaje në: