Scholes e kritikon hapur Mourinhon: Po të ishte Guaridola trajner i Unitedit gjërat do të ishin ndryshe
Legjenda e Manchester Unitedit nuk po e pëlqen punën që po e bën Jose Mourinho me skaudrën nga ‘Old Trafford’
Paul Scholes e ka kritikuar hapur mënyrën se si po luan Manchester United nën urdhërat e Mourinhos dhe beson se nëse Guardiola do të ishte trajner i klubit të madh anglez gjërat do të ishin ndryshe, shkruan Periskopi.
‘Djajtë e Kuq’ kanë zhvilluar dy ndeshje në International Champions Cup dhe kanë shënuar vetëm një gol.
Mourinho ka thënë që nuk ka skuadër komplete dhe kjo është arsyeja pse skuadra nuk po arrin të shënojë.
Por, ka ardhur edhe reagimi i Paul Scholes, i cili ka thënë që ‘Special One’ nuk luan për të impresionuar, por vetëm për rezultat.
“Si një njohës i futbollit, nëse ju jeni trajner dhe e shihni skuadrën tuaj duke luajtur kështu- ai ndoshta është i lumtur me stilin e lojës,” ka thënë Scholes.
“Është një skuadër e cila më shumë shikon rezutatin se sa të impresionojë me lojë.
“Nëse Guardiola do të ishte trajner i Manchester Unitedit ai do ta urrente këtë stil të lojës dhe gjërat do të ishin ndryshe,”. /Periskopi



