Scholes: Ky lojtar më bëri ta mendoj pensionimin
Paul Scholes mori vendim që të pensionohej në vitin 2011, por shpejt vendosi të bëjë një rikthim përpara derbit të Manchesterit në vitin 2012.
Megjithatë, herën e dytë kur vendosi pensionimin e dinte se ishte koha e duhur, raporton Periskopi.
Ai luajti edhe 18 muaj të tjerë, duke fituar titullin tjetër të ligës, para se të tërhiqej nga futbolli në të njëjtën kohë me Sir Alex Ferguson.

Duke folur për BT Sport, mesfushori anglez zbuloi se përballja e tij me dy lojtarët e Tottenham asokohe, Gareth Bale dhe Mousa Dembele e lanë të kuptonte se ai duhej të pensionohej.
”Më kujtohet kur luaja një ndeshje kundër Tottenhamit në shtëpi, ishte vetëm ndeshja e tretë apo e katërt e sezonit dhe u mundëm në shtëpi 3-2”.
”E mbaj mend kur Mousa Dembele dhe Gareth Bale më driblonin aq lehtë, dhe mendoja ‘mjaft më, unë nuk mundem më’ ”.
”Doja të tërhiqesha përsëri në fillimit të sezonit, por vetëm mendova se do të dukesha pak budalla, pak e turpshme”, zbuloi ai. /Periskopi



