Scholes magjik në fushë, dështak si trajner!

Scholes magjik në fushë, dështak si trajner!

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes mbetet një nga mesfushorët më të mirë që ka njohur historia e futbollit. Por ai ka dështuar në punën e parë si trajner.

Paul Scholes ishte zyrtarizuar si trajner i Oldham, ekip që bën gara në League Two në Angli, në fillim të muajit shkurt por aventura e tij zgjati vetëm 30 ditë.

Kjo pasi në shtatë ndeshjet e para ai realizoi vetëm një fitore, tre barazime dhe tre humbje, ndërsa ekipi renditet në mesin e tabelës dhe larg pritshmërive që ishin kur Scholes mori drejtimin e kësaj skuadre, përcjell Periskopi.

Related image

Oldham aktualisht gjendet në vendin e 14 me 48 pikë, që do të thotë se ata nuk janë as afër rënies nga liga por as afër që të jenë konkurrues për t’u ngjitur një ligë më lartë.

Për Paul Scholes kjo ishte hera e parë që drejton një klub profesionist senior, ndërsa si analist ai shpeshherë ka goditur trajnerët me fjalë provokative.

Pas largimit, në internet ish-ylli i ‘Djajve të Kuq’ është shndërruar në objekt talljeje nga tifozët anglezë. /Periskopi/

Shpërndaje në: