Schweinsteiger ka filluar ta mësojë serbishten (Video)
Mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger është zhvendosur në Chicago me gruan e tij serbe Ana Ivanoviç, ku ata kanë zgjedhur dhe shtëpinë në të cilën do vazhdojnë jetën e tyre bashkëshortore.
Ish anëtari i Bayern Munchen dhe Man Utd ka nënshkruar kontratë njëvjeçare për Chicago Fire duke përfituar 4.5 milion dollarë për një sezon.
Ai në një intervistë të shkurtër për një televizion serb, nuk mundi të rezistojë që të thoshte një fjalë në gjuhën serbe.
Basti tashmë disa vite është i martuar me teniseren serbe, Ana Ivanoviç. /Periskopi/
https://youtu.be/iAcKcgJZ6DQ



