S’do të jenë prezentë në stadium, Tifozat Kuq e Zi e zbulojnë vendin prej ku do ta mbështesin Kombëtaren shqiptare
Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë prezentë në stadiumin “Arena Kombëtare” të shtunën mbrëma në ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare do ta bojkotojnë ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 në shenjë revolte ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila i la pa bileta, shkruan “Gazeta Express”, transmeton Periskopi
Sidoqoftë, tifozët besnikë nuk do ta lënë as këtë herë vetëm Kombëtaren pasi do ta mbështesin si përherë, ndonëse jo në stadium.
Ata, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftojnë se do të mblidhen në Tiranë për ta ndjekur ndeshjen përmes një ekrani të madh.

Screenshot



