S’e do trajneri, futbollisti i Besës kërkon largimin

S’e do trajneri, futbollisti i Besës kërkon largimin

Shabani u transferua në Pejë gjatë afatit kalimtar të verës, por duket se nuk është i kënaqur me trajtimin që po merr nga trajneri i KF Besës.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i FFK-s për regjistrimin e lojtarëve, Adem Qollakaj, raporton Olle.

​“Xhevdet Shabani ka dorëzuar kërkesën për të shkëputur kontratën me Besën. Ne do të kërkojmë të dhënat edhe nga Besa dhe në janar do të marrim një vendim për të ardhmen e tij”, tha Qollakaj për mediumin e lartëpërmendur.

Mesfushori nga Kaçaniku ka luajtur 2 ndeshje këtë edicion ku ka arritur të shënojë 2 gola.

Më parë, Shabani ka luajtur edhe për klube si: KF Drita, Lepenci dhe Feronikeli.

 

Shpërndaje në: