Seaman: Arsenali ka nevojë për tre lojtarë

Seaman: Arsenali ka nevojë për tre lojtarë

Topxhinjtë tashmë kanë siguruar Stephan Lichtsteiner, por ish portieri Seam mendon se ekipi duhet të përforcohet më se paku edhe tre lojtarë të tjerë gjatë verës
Arsenali duhet që të merr se paku edhe tre lojtarë, sidomos në mbrojtje për të garuar për top katër, thotë ish legjenda dhe portieri i Arsenalit David Seaman

Topxhinjtë kanë hapur një kapitull të ri pas 22 viteve në drejtim të Arsene Wenger.

“Ne duhej të përparonim sezonin e kaluar por ne mbetem jashtë top katërshes dhe ne mbetem edhe pas shumë klubeve të mëdha me lojë. Ne duhet të rigrupohemi, të ristrukturojmë skuadrën dhe të ecim përpara, të kthehemi në Ligën e Kampionëve dhe të përmirësohem sezon pas sezone”, ka thënë Seaman për Omnisport.

“Ne kemi nevojë për dy mbrojtës, ama mbrojtës të mirë dhe një mesfushor cilësor defansiv. Edhe nga ana ofensive ka nevojë për intervenim por shqetësuese është mbrojtja e Arsenalit andaj aty duhet koncentruar më shumë”.

 

Shpërndaje në: