Sebastian Vettel godet me qëllim Lewis Hamiltonin në garën e Formula 1 (Foto/Video)
Sebastian Vettel është goditur nga mbrojtëset e garës, pasi me qëllim goditi rivalin për titull Lewis Hamilton në garën e Azerbaixhanit.
Vettel humbi kontrollin kur Hamilton ndaloi veturën para gjermanit dhe ky i fundit e goditi aksidentalisht pilotin e Mercedesit, transmeton Periskopi.
Vettel pastaj filloi të bërtasë drejt britanikut, para se ta kthente veturën e tij në të Hamiltonit.
Fatmirësisht nuk pati ndonjë incident të madh dhe gara vazhdoi. /Periskopi




https://www.youtube.com/watch?v=LuPPHgF0xEM



