Seedorf befason me ekipin e ri (FOTO)
Clarence Seedorf është kandidat për postin e trajnerit në Oldham Athletic.
“Sky Sports News” ka bërë të ditur se legjenda e Holandës ka zhvilluar bisedime me skuadrën nga League One e futbollit anglez.
“Latics” janë aktualisht në pozitën e parafundit në League One. Oldham Athletic ka fitua vetëm dy nga 10 ndeshjet e para të ligës gjatë këtij sezoni. /Lajmi.net/




