Seferi do të përballet me një ‘përbindësh’, shikoni statistika e frikshme të Tyson Fury (Video)

Seferi do të përballet me një ‘përbindësh’, shikoni statistika e frikshme të Tyson Fury (Video)

Tyson Fury do të boksojë më 9 qershor të këtij viti dhe kundërshtari i tij pritet të jetë Sefer Seferi

Seferi mund të përballet me boksierin që nuk ka pësuar asnjë humbje pasi në 25 meçe të zhvilluar boksieri britanik ka aq fitore, nga to 18 i ka me KO, transmeton Periskopi.

39-vjeçari ka një objektiv që t’ia shkaktojë humbjen e parë Furyt, por do ta ketë shumë të vështirë pasi do të boksojë ndaj një ‘bishe’ të vërtetë.

29-vjeçari nuk e bën hesap Seferin pasi mendjen e ka se si të arrijë fitoret që i nevojitën për t’u përballur më pas me Anthony Joshuan.

Në videon e mëposhtme mund t’i shihni aftësitë e Fury dhe nokautët që ia ka shkaktuar kundërshtarëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: