Sejdiu: Lojtarët e mi u frikësuan që të gjuajnë penallti, s’kam pse të rri më te Vëllaznimi

Sejdiu: Lojtarët e mi u frikësuan që të gjuajnë penallti, s’kam pse të rri më te Vëllaznimi

Gani Sejdiu trajneri i Vëllaznimit është i zhgënjyer pasi nuk arriti që ta mbajë klubin gjakovar në Superligë

Ferizaji e mposhti Vëllaznimin në ndeshjen e barazhit pas penalltive me rezultat 3:2, ndërsa koha e rregullt kishte përfunduar 0:0, transmeton Periskopi.

“Është momenti më i vështirë në jetën time. Disa nga lojtarë që i kanë goditur penalltitë në kampionat, sot janë frikësuar dhe nuk kanë pranuar që të godasin,” ka thënë Sejdiu pas ndeshjes.

“Kjo na shkaktoi probleme pasi u desh që të zgjedhen të tjerë lojtarë. Kështu e ka jeta. Marrëveshja ime me klubin ka qenë deri në këtë ndeshje. Nuk më mbetet që gjë tjetër vetëm se të largohem pasi nuk i arrita objektivat,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: