Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se bizneset në Kosovë po paguajnë çmim të madh të rrymës për MWh dhe kjo po i dëmton ata, raporton Periskopi.
Sipas Sejdiut në Kosovë ky çmim “detyron krejt industrinë prodhuese me mendu mbyllje ose largim”.
“Në tregjet përreth, çmimi është rreth 100 € për MWh.
Në Kosovë, mbi 250 €/MWh, pa zgjedhje, pa mbrojtje.
Kjo s’është liberalizim, kjo është me ta lënë prodhuesin në mëshirë të fatit e tekeve të Çalik – Limak.
Në një ekonomi si e jona, ku industria është burim i punësimit, kjo rritje e rrymës është e papërballueshme”, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
250 € për megavat/orë – Çmim që do i vret prodhuesit dhe bizneset
Prodhuesit dhe bizneset në Kosovë janë lënë në “tregun e hapur” të energjisë. Po në këtë “treg” s’ka konkurrencë – ka veç një ofertues, që e shet rrymën me mbi 2560 €/MWh.
Aurora Energy Research thotë që “për shkak të luhatjeve afatshkurtra dhe rritjes së çmimeve të lëndëve të para, çmimet pritet të qëndrojnë afër 100 €/MWh deri në vitin 2030. Mirëpo, në afatgjatë, çmimet bazë priten të jenë mes 70 – 80 €/MWh.”
Në tregjet përreth, çmimi është rreth 100 € për MWh.
Në Kosovë, mbi 250 €/MWh, pa zgjedhje, pa mbrojtje.
Kjo s’është liberalizim, kjo është me ta lënë prodhuesin në mëshirë të fatit e tekeve të Çalik – Limak.
Në një ekonomi si e jona, ku industria është burim i punësimit, kjo rritje e rrymës është e papërballueshme.
Çmimi prej mbi 250 €/MWh, i rrit kostot e prodhimit, e vret shansin për eksport dhe detyron krejt industrinë prodhuese me mendu mbyllje ose largim.
Kosova nuk ka luks me i pa këto pak fabrika tu u mbyllë njëra pas tjetrës.
Mbi 250 €/MWhpër është çmim që do të na fundos përditë.
Nëse nuk veprohet tash, nesër do jetë vonë.