Sekretari i ri i SHBA-së, nga torturat e deri tek burgu i Guantanamos
Emërimi i ish-drejtorit të CIA-s Mike Pompeo si sekretar i Shteteve të Bashkuara ndodhi të marten, pas disa muajsh thashethemesh se Rex Tillerson do të japë dorëheqje.
Tillerson u përshkrua shpesh si një dorë e qetë e “presidentit paqësor”, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump zakonisht zgjodhi vendime të nxituara, si retorikë të fryer dhe vendime politike kontraverse. Të dy personat kishin mos-pajtime në shumë çështje, përfshirë marrëveshjën nukleare me Iranin dhe krizën e Gjirit.
Pompeo, ndërkohë është një figurë kontraverse i cili haptazi ka mbështetur torturën e përdorur në burgun e Guantanamos, dhe ka një histori ksenofobike, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Çfarë ndikimi do të ketë e kaluara e Pompeos në rolin e tij si diplomat i Shteteve të Bashkuara?
Pompeo u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2010, duke përfaqësuar shtetin Kansas gjatë epokës së Tea Party, dega ultra-konservatore e Partisë Republikane.
Ai i ishte kundërvyer kandidatit demokrat Raj Goyle, një banor i përjetshëm i Kansasit dhe bir i një emigranti indiano-hindu.
Askush nuk mund ta ndalte Pompeon nga thirrjet që i drejtonte në adresë të Goyles si “një tjetër turban tropper (duke iu referuar si indian i prapambetur) nuk na duhet në kongres apo në ndonjë zyrë politike që përfaqëson kushtetutën dhe krishterimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”
Goyle e thirri Pompeon për pendim të këtij mesazhi, duke thënë se “sulmi me fanatizëm” shkoi “përtej rregullave të angazhimit në politikë.” Pompeo kërkoi falje, duke thënë se ajo ishte “postuar pa dashje”.
Pompeo gjithashtu ka marrë një qëndrim të fortë në favor të “taktikave të zgjeruara” ose metodave të torturës, duke përfshirë mundimet me ujë, që përdoren për të pyetur ata që dyshohen për aktivitete të dhunshme.
Pompeo ishte kritikuar nga administrata e ish Presidentit Barack Obama për mbylljen e burgut sekret “faqet e zeza”.
Në vitin 2014, Pompeo kishte akuzuar Obamën për neglizhencën kundrejt “radikalëve islamik dhe terrorizmit të vërtetë”.
Një nga detyrat e para të Obamës si president ishte mbyllja e Guantanamos. Burgu nuk ishte mbyllur asnjëherë. Pompeo ka folur në mënyrë të favorshme për mos-mbylljen e Guantanamos.
“GTMO ka qenë një minierë ari e inteligjencës rreth terrorizmit radikal islamik,” tha Pompeo në vitin 2016./Periskopi/



