Seks dhe zhurmë në vend të muzikës në spotin e ri të Tunës (Video)
Seven Saraçi ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me këngëtaren, Altuna Sejdiu e njohur më shumë si Tuna.
Kënga mban titullin ‘Maria’, kurse në videoklip shfaqet edhe modelja Vildane Zeneli.
Modelja e njohur kosovare duket se ka kryer misionin e pjesëmarrjes së saj në videoklip, duke shfaqur format trupore përmes lëvizjeve të saja provokative.
Edhe ‘Zogu’ nuk e ka lënë keq, teksa të dyja duken atraktive në videoklip duke kompensuar përmes pamjeve seksuale mungesën e muzikës cilësore.
Përkundër muzikës dhe zërave të dy artistëve, projektin e ka kapluar komercializmi, duke iu realizuar një projekt me pamje ‘të shfrenuara’ apo siç do e quanin ata ‘artistike’./Periskopi/.



