Sekuestrohen 2.3 ton kokainë nga Kolumbia me vlerë 625 milionë euro

Sekuestrohen 2.3 ton kokainë nga Kolumbia me vlerë 625 milionë euro

Policia rumune ka sekuestruar në sasi të madhe kokainë që kapte vlerën monetare të 625 milionë euro. Bëhet fjalë për plot 2.3 ton drogë, e cila ishte transportuar nga Kolumbia dhe pjesë të tjera të Amerikës së Jugut.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar edhe 5 persona, ndërsa kreu i bandës dyshohet se është arrestuar në Spanjë.

Droga ishte fshehur në kontenjerët e një anije tregtare në portin e Konstancës, në Detin e Zi, dhe ishte mbuluar me palastike dhe substance të tjera për të shmangur zbulimin.

Kryeprokurori Daniel Horodniceanu tha të premten se ky është konfiskimi më i madh i kokainës në Rumani dhe njëri nga më të mëdhatë në Evropë në vitet e fundit.

Në operacionin e zbulimit të drogës u përfshi edhe DEA.

Shpërndaje në: