Sekuestrohen 20 mijë euro, armë e dokumente – Prokuroria jep detaje nga aksioni i sotëm anti-korrupsion
Prokuroria ka dalur me detaje të reja nga aksioni is tëm , i cili rezultoi me arrestimin e shtatë personave për keqpërdorim të detyrë zyrtare, mashtrim, marrje dhe dhënie ryshfeti, shkruan Periskopi.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë aksonit janë sekuestruar 20 mijë euro, bizhuteri, dokumented e armë.
Njoftimi i plotë:
Aksioni kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare
Prishtinë, 18 Dhjetor 2025 – Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprave penale:
korrupsion,
keqpërdorim të detyrës zyrtare,
dhënie dhe marrje ryshfeti,
ushtrim të ndikimit
mashtrim,
armëmbajtje pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar : F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.
Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi ndër të tjera me masa të veçanta hetimore.
Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.
Me vendim të Prokurorisë Speciale shtatë personat ndalohen për 48 orë.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar:
– rreth 20 mijë (20.000) euro para të gatshme,
– armë,
– bizhuteri,
– dokumente të ndryshme,
-pajisje elektronike.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
#prokuroriaspecialekosovës



