Selami denoncon parregullsitë e votimit brenda PD-së

Selami denoncon parregullsitë e votimit brenda PD-së

Kur mbeten ende dy orë nga procesi i votimit për kryetarin e PD-së, sfidanti, Eduard Selami është shfaqur në një prononcim për mediat nga selia e PD-së.

Deklarata e Selamit ka qenë e rezervuar. Në njërën anë denoncoi parregullsitë në garë, nga ana tjetër tha se nuk do ta paragjkonte procesin në PD.

“Disa prej kryetarëve të degëve kanë bërë presione, duke i kërkuar anëtarëve të votojnë për Lulzim Bashën”, tha Selami, që vuri në dukje foton e Bashës të varur në shumë qendra votimi.

“Por procesi është ende i paplotë por në vazhdim, nuk dua ta paragjykoj, është shpejt për të nxjerrë një rezultat përfundimtar dhe ka momente të rëndësishme, si psh transporti i kutive të votimit” u shpreh Selami.

I pyetur nga gazetarët për bojkotuesit, Selami tha se kishte telefonuar Astrit Patozin, të cilit i kishte thënë se “demokracia nuk është bojkot”. Zgjedhjet brenda PD duket se do të përfundojnë me fitoren e Lulzim Bashës. I vetmi shqetësim për Bashën mbetet pjesëmarrja e ulët në votime.

 

Shpërndaje në: