Seldi e Mimoza ishin bashkë vite më parë, por u ndanë – Ja detaji që i zbuloi
Çifti i njohur Seldi Qalliu e Mimoza Shkodra, kohët e fundit ishin kryeqendër e medieve sociale, falë lidhjes së tyre të papritshme, e madje edhe kurorëzimit të saj me fejesë, shkruan Kosovarja.
Realisht, dalja e tyre publike kaq e rrufeshme, ka nxitur reagime të ndryshme dhe dilema mbi funksionimin e saj prej vërteti, apo fshihet ndonjë pretendim tjetër nga ana e të dyja palëve.
Tashmë, nuk po i ndahen njëri-tjetrit, dhe kjo në një mënyrë a në një tjetër, po lë shije të mirë për një nisje të re të kësaj marrëdhënieje, shkruan Kosovarja.
Mimoza e Seldi, në fillimet e tyre të karrierës, patën bashkëpunimin e tyre të parë, i cili rezultoi tejet i suksesshëm, për të mos thënë se edhe u dha shkas shkëndijave të para mes tyre.
Por, a ishin të lidhur që atëherë, duke pësuar një lidhje me ndarje pas pak kohësh, kjo mbase vihet në temë për t’u diskutuar.
Duetin “Pare Pare”, të realizuar në 2012-tën, e pasoi kënga solo e Mimozës një vit më vonë, tejet e pëlqyer “Ndarja”, gjë që lë hapësirë për dyshime në një lidhje e ndarje njëkohësisht, që nga ajo periudhë.
E kjo mbetet të kuptohet në rast se çifti në fjalë, do të japin ndonjë deklarim më detajues në lidhje me relacionin që e gëzojnë sot.
https://www.youtube.com/watch?v=ffG9OH4OAko



