Selektori i Paraguait flet për shortin, vlerëson plejofin ku është Kosova

Selektori i Paraguait flet për shortin, vlerëson plejofin ku është Kosova

Nëse kualifikohet në Botëror, Kosova do të luajë me Paraguain në fazën grupore. Paraguai është vend në Amerikën e Jugut. Për selektor e ka argjentinasin Gustavo Alfaro.

Ai ka folur për shortin, duke vlerësuar kundërshtarin që vjen nga plejofi evropian.

Në Grupin D janë edhe SHBA-ja dhe Australia.

“Është një grup i barabartë, ndonëse ende duhet të mësojmë kundërshtarin e plejofit”, ka thënë Alfaro, raporton Koha.net,transmeton Periskopi.

“Faza përgatitore do të jetë vendimtare. Plejofi po ashtu do të jetë kompleks. E dimë që ekipi që vjen nga plejofi do të jetë në nivel me SHBA-në, me ne dhe me Australinë”, ka thënë selektori i Paraguait.

Me përfaqësuesen e plejofit, pra ndoshta me Kosovën, Paraguai e luan ndeshjen e dytë në grup./Periskopi/

Shpërndaje në: