Selena Gomez shokon ndjekësi: I nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale si pasojë e sëmundjes së rëndë

Selena Gomez shokon ndjekësi: I nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale si pasojë e sëmundjes së rëndë

Selena Gomez është aktorja dhe këngëtarja amerikane e cila në mbarë botën numëron miliona adhurues. Vetëm para një muaji ajo ka publikuar këngën e saj më të fundit në bashkëpunim me Gucci Mane që mban titullin ‘Fetish’.

Por një foto e publikuar prej saj sot në Instagram i ka lënë gojë hapur ndjekësit. Selena paraqitet e shtruar në një spital përkrah shoqes së saj të ngushtë, aktores së njohur të filmit ‘Step up’.
3c005a526c24cca313ac33e25c896ade

Nga fansat në mbarë botën është vërejtur mungesa e këngëtares sidomos gjatë peridhës së verës, ku ajo pothuajse nuk ka bërë fare pushime e ekspozuar në diell, si dhe nuk ka publikuar asnjë projekt të ri. Me sa duket e gjithë kjo mungesë ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje nga e cila Selena Gomes vuante që quhet Lupus.

82a3dc05ca6658f91db025dc9e372bf4

Kjo sëmundje nëse avancon shkatëron në masë të madhe organet jetësore si veshkat. Por me sa kuptohet aktorja ka qenë me fat dhe tani është në gjendje të mirë shëndetsore kjo falë dhuratës së çmuar që i ka bërë mikja e saj e zemrës. Ajo i ka dhënë njërën prej veshkave Selenës, duke i shpëtuar jetën.

a750d1140a66fcdc328bdd9a61090a19

Shpërndaje në: