Selena Gomezit i hakohet Instagrami, publikohen fotografi lakuriq të Justin Bieber (Foto)
Ishin ndarë e ishin bashkuar për disa herë me radhë. Selena Gomez e Justin Bieber ka kohë që i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes së tyre.
Madje këto ditë është bërë publike edhe lidhja e Selena Gomez me yllin ‘The Weeknd’, kur edhe janë publikuar disa fotografi teksa çifti po i kalonin pushimet së bashku.
Pavarësisht asaj se lidhja mes Bieber e Gomez ka përfunduar qe një kohë, thashethemet për këta të dy nuk kanë të ndalur, e madje tash ka filluar të qarkullojnë foto të ndryshme të tyre.
Një postim në rrjetin social “Twitter” ka bërë bujë të madhe kur është thënë se është hakuar llogaria e Selena Gomez në Instagram, shkruan Gazeta Blic.

Kjo ka shkuar edhe më larg kur është publikuar një foto e Justin Bieber, ku ai shihet plotësisht i zhveshur, ndërsa pjesa e përparme i është mbuluar me një “emoji”.
Pavarësisht kësaj, nuk dihet nëse kjo ka ndodhur ndonjëherë pasi që aktualisht në instagramin e Gomez, nuk ka asnjë fotografi të tillë.

Ditë më parë është raportuar për hakimin e shumë llogarive të “yjeve botërore”, e njëra ndër to thuhet të jetë edhe Taylor Swift fotot e të cilës janë fshirë plotësisht. / © GazetaBlic.com /



