Selim Marevci: Ferizaj po ecën me vizionin e Agim Aliut, opozita pa ide
Kandidati për asamblist të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Selim Marevci, ka vlerësuar se sot qyteti po përjeton një realitet të ri politik, ku kryetari Agim Aliu flet për të ardhmen dhe vizionin zhvillimor, ndërsa opozita është zhytur në komente e paqartësi.
Marevci ka kujtuar vitin 2017, kur Aliu kandidonte për kryetar si opozitar, duke theksuar se ai nuk e kishte ndërtuar fushatën mbi të kaluarën e kryetarit të atëhershëm, por mbi ofertën dhe vizionin për qytetin.
“Në vitin 2017, Agim Aliu tregoi se si bëhet opozitë dhe si ndërtohet vizioni për të ardhmen. Ai nuk merrej me të kaluarën e kryetarit të atëhershëm, sepse katër vitet në opozitë i kishte shfrytëzuar për të thënë mjaftueshëm. Ishte koha të ofronte një rrugë të re për Ferizajn, dhe kjo solli punë të mëdha. Ndërsa sot, pas tetë vitesh, kryetari aktual flet për të ardhmen, por opozita nuk ka ide, nuk ka programe, vetëm komenton e kritikon”, ka deklaruar Marevci.
Ai ka shprehur zhgënjimin e tij për qasjen e partive opozitare, duke thënë se “në vend që ta avancojnë debatin publik, po e kthejnë Ferizajn në vitet e 2000-ta, pa ide, pa shpalosje, vetëm duke u marrë me tjetrin. E zhgënjyeshme, për besë!”.
Marevci theksoi se përballë një opozite të dobët, qytetarët e Ferizajt janë të bashkuar përreth vizionit të kryetarit Aliu për “Ferizajn e gjeneratës tjetër”, i cili po përkrahet fuqishëm nga të gjitha gjeneratat.
Postimi i plotë:



